Thirrje për ofrimin e shërbimeve të Mentorimit!

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale, kërkon të angazhoj një Mentor/e që të ofrojë udhëzime, praktika dhe t’u përgjigjet pyetjeve të përfituesve për lehtësimin gjatë konceptimit, përshkrimit dhe dizajnimit të ndërmarrjes sociale.

Ky shërbim është planifikuar të realizohet gjatë muajit Nëntor, gjithsej 15 ditë pune.

Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit “ 3 ide” i cili realizohet në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kandidatët e interesuar ftohen të shprehin interesimin e tyre përmes email-it në: fknsociale@gmail.com jo më vonë se 30 Tetor 2020, ora 24:00.

– Biografinë-CV;

– Propozim të shkurtër për metodologjinë, e mentorimit;

– Shembuj të ofrimit të shërbimeve të mentorimit të mëparshëm, mundësisht të ngjashëm.

Translate »