Thirrje e hapur për ofrimin e shërbimeve të trajnimit!

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale, kërkon të angazhoj një trajner/e që të përgatisë dhe realizoj trajnimin pesë ditor për 21 të rinj me temën; themelimi, zhvillimi dhe menaxhimi i ndërmarrjes sociale.

Ky trajnim është aktivitet në kuadër të projektit “ 3 ide” i cili realizohet në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar aplikacionet e tyre në email fknsociale@gmail.com jo më vonë se 18 Tetor 2020, ora 24:00.

– Biografinë-CV;

– Propozim të shkurtër për metodologjinë, strukturën dhe përmbajtjen e trajnimit;

– Shembuj të ofrimit të trajnimeve të mëparshme, mundësisht të ngjashëm.

Translate »