Themelohet Free Tour Guide-Ndërmarrje Sociale

Themelohet Free Tour Guide-Ndërmarrje Sociale

#FreeTourGuide është brendi që ju shtua shërbimeve të turizmit në qytetin e Prizrenit dhe bjeshkëve të Sharrit.
Sot, grupi i të rinjve të Prizrenit, kanë nënshkruar aktin e themelimit të entitetit të tyre juridik të emruar Free Tour Guide.
#FreeTourGuide, ka për qëllim ofrimin e guidave alternative turistike, organizimin e ngjarjeve dhe krijimin e bashkëpunimit me agjencione turistike vendore, ndërkombëtare, institucione komunale si dhe organizata të shoqërisë civile, biznese dhe ekonomi familjare.
Gjatë këtij aktiviteti, grupi ka nënshkruar marrëveshjën për përkrahje finaciare dhe ka pranuar pajisjet, llaptop dhe projektor nga Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale.
Grupi i të rinjve të Prizrenit është një nga katër grupet perfituese të projektit “Përkrahja e Punësimit për të Rinj përmes Ndërmarrësisë Sociale, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Translate »