Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale, përkrah zhvillimin e ndërmarrësisë sociale, në mënyrë që të kontribuoj për përmirësimin e situatës kritike socio-ekonomike, mjedisin, papunësinë dhe të ndihmojë integrimin e grupeve të cenueshme (gratë, të rinjtë, pleq, persona me aftësi të kufizuara dhe komunitete jo-shumicë).
Vizioni;
Një shoqëri e udhëhequr nga parimet e barazisë shoqërore që garanton pjesëmarrjen aktive të çdo individi në jetën publike.
Misioni:
FKMNS mbështet zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Kosovë me qëllim të zbutjes së varfërisë, papunësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, përmes sigurimit të burimeve dhe ekspertizës.
Vlerat:
Gjithëpërfshirja – ne besojmë se vetëm përmes respektimit të barazisë sociale, kulturës demokratike, solidaritetit dhe pjesëmarrjes aktive të secilit individ në jetën publike, mund të arrijmë mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë;
Përgjegjësia – ne jemi të përkushtuar që të jemi transparentë ndajë përfituesve tanë, donatorëve dhe publikut dhe të masim vazhdimisht ndikimin e punës sonë në mënyrë që të zgjedhim më mirë përdorimin e dhurimeve të marra;
Vendimmarrje demokratike– ne besojmë në përfshirjen e shumëllojshmërisë së zërave nga nivele të shumëfishta, kur vendosim objektivat tona dhe përcaktojmë procesin për t’i arritur ato;
Ekosisteme të shëndetshme – pasi ndryshmi i klimës vazhdon me ritëm gjithnjë e më të shpejtuar, është jetike që të kontribuojmë në mbrojtjen e natyrës dhe të ndihmojmë në zvogëlimin deri në eliminim të efekteve dëmtuese të shkaktuara nga njeriu;