Lansohet Fresh n’Gotë-Ndërmarrje Sociale

Lansohet Fresh n’Gotë-Ndërmarrje Sociale

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale, inauguroi #freshngotë, brend i grupit të rinjve të Mitrovicës.
Inagurimi i #fresh n’gote është përshëndetur nga Zj. Valdete Idrizi, Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, e shoqëruar nga zyrëtar të Komunës së Mitrovicës.
Znj Idririzi, inkurajoi të rinjtë për idenë dhe i porositi që me punë e angazhim mund të arrijnë të jenë shembull për rininë dhe komunitetin, si dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, do të ofroje hapsirë dhe mbeshtetje konkrete për nisma dhe ide të të rinjëve në Mitrovicë.
# # #
#fresh n’gotë, është themeluar prej të rinjve entuziastë të Mitrovicës, të pasionuar ndaj punëve në komunitet dhe ndihmës direkte për grupet e cënueshme të shoqërisë, dhe si përfitues të projektit kanë synime për të çuar përpara idenë e tyre të përbashkët për prodhimin e lëngjeve natyrale të freskëta, të lira dhe të shëndetshme në çdo kohë
#fresh n’gotë, është pjesë e projektit “Përkrahja e Punësimit për të Rinj përmes Ndërmarrësisë Sociale; me përkrahje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamentit të Rinisë dhe implementohet nga Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale.
Lëngjët i takojnë recetave të cilësisë me standarde të larta, unike dhe me vlera të larta ushqyese. Shërbehen në shishe të përshtatshëm, të sigurta dhe praktike për përdorim🍹
Translate »