Lansohet Arome Biskote- Ndërmarrje Sociale

Lansohet Arome Biskote- Ndërmarrje Sociale

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale, lansonndërmarrjen sociale Arome Biskote si e para e këtij koncepti të ri të ndërmarrësisë në Komunën e Pejës. Ceremonia e inagurimit u organizua në prani të ZvMinistrit Sejnur Veshall shoqëruar nga këshilltari i Ministrit Hajrulla Ceku, Zt. Onur Canhasi, si dhe Drejtorit Komunale të Pejës, Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Znj Albulena Mujaj Bajraktari, Drejtori për Punë Komunale e Shërbimeve Publike zt. Agron Nikçi, përfaqësues të organizatave lokale, media, familjarëve dhe qytetarëve të Pejës.
Aromë Biskote, është themeluar prej pesë vajzave të reja me përkatësi multikulturore dhe të pasionuara në industrinë e gatimeve, ku janë bashkuar për të çuar përpara idenë e tyre për gatime kreative si produkte të freskëta, të lira dhe të shijshme në çdo vaktë.
AROMË BISKOTE, është pjesë e projektit “Përkrahja e Punësimit për të Rinj përmes Ndërmarrësisë Sociale; me përkrahje financiare nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në administrim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Departamentit të Rinisë dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale.
Translate »