Themelohet entiteti “Kujdesi Im”- Ndërmarrje Sociale
Kujdesi Im, është programi më i ri i shërbimeve të kujdesit në komunitet!
Grupi i të rinjve të Prishtinës nga fusha e psikologjis, infermerisë, punës sociale dhe higjienës dentare, kanë finalizuar me sukses programin e tyre të ndërmarrjes sociale për shërbime në komunitet.
#KujdesiIm, është konceptuar për ofrimin e shërbimeve që synojnë ngritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës të personave të cilët kanë nevojë për përkujdesje të shtuar në ambientet e tyre shtëpiake.
Shërbimet e kujdesit fillimisht do të ofrohen në tre fusha kryesore:
Shërbimet e Kujdesit Personal dhe Shoqërimit
Shërbimet e Kujdesit Infermieri
Shërbimet e Mirëmbajtjes në Shtëpi
Grupi i të rinjve #KujdesiIm është një nga katër grupet përfituese të projektit “Përkrahja e Punësimit për të Rinj përmes Ndërmarrësisë Sociale, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit