Themelohet organizata MANDALA

Themelohet organizata MANDALA

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një nga tre grupet e të rinjve, përfitues të projektit ” 3 ide” themelojnë organizatën Mandala.
Misioni i organizatës Mandala, si ndërmarrje sociale qëndron për
përmirësimin e mirëqenies psiko-sociale të personave me aftësi të kufizuar mentale, fizike dhe shqisore drejt Integrimin në shoqëri përmes
ofrimit të mbështetjes dhe shërbimeve profesionale në komunitet.
Anëtarët e organizatës Mandala, janë përfitues nga aktivitetet e trajnimit dhe mentorimit të Fondacionit Kosovar për Ndërmarrësi Sociale përmes projektit “ 3 ide” i cili realizohet në kuadër të programit #GrassRootsActionSupport që implementohet nga #IKS, #Lens dhe #FES, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
#Mandala

Translate »