MANDALA

MANDALA

Mandala është organizatë jo qeveritare,  me mision për të përmirësuar mirëqenien psiko-sociale dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar (mentale, fizike dhe shqisore) në shoqërinë kosovare.

Tregimi ynë

Ne jemi një grup i të rinjsh entuziastë,  të profilizuar në shkencat sociale, dhe kemi krijuar tregimin tonë gjatë punës vullnetare dhe aktive në komunitet.

-Një fëmijë 7 vjeçar dëshiron të filloj mësimin në klasë të parë por, kushtet e shkollës ia pamundesojnë këtë gjë pasi, ai është në karrocë.
-Një vajzë paragjykohet dhe diskriminohet nga shokët/shoqet e saj të klasës pasi, ajo nuk mund të flas dhe komunikon ndryshe nga të tjerët.
-Një student në fakultet nuk mund të lexoj apo dëgjoj literaturën e lëndëve pasi, ai ka vështirësi në të pamur dhe dëgjim.
-Një vajzë 18 vjeçare e konsiderojnë “të papërshtatshëm” për punë pasi, ajo ka sindromën Down.
-Një çift i dashuruar që zgjedhin për të pasur fëmijë paragjykohen nga shoqëria pasi, ata janë me aftësi të kufizuar intelektuale.
Disa nga këto ngjarje na kanë ndodhur t’i vëzhgojmë nga larg ose t’i përjetojmë vetë, mund të kemi tallur, nënçmuar apo kundërshtuar, revoltuar. Mirëpo, aftësia e kufizuar nuk është jo-aftësi! Mund të studiojnë, punojnë, ndërveprojnë ndryshe nga ne, por kjo nuk i bën ata me pak të zotë sesa ne.
Në Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, të vetëdijesohemi për rolin tonë si individ dhe shoqëri në:
– krijimin e mjediseve pa-paragjykime/stereotipe/diskriminime
-respektimin dhe pranimin e dallimeve njerëzore
-përfshirjen aktive në ndryshimin e politikave në nivel të makrosistemit.
…dhe vetëm atëherë do të kemi ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta për të gjithë!
Translate »