Themelimi i Ndërmarrjeve Sociale zbutë varfërinë dhe nxitë punësimin në vend

Themelimi i Ndërmarrjeve Sociale zbutë varfërinë dhe nxitë punësimin në vend

Themelimi i Ndërmarrjeve Sociale zbutë varfërinë dhe nxitë punësimin në vend

Fondacionit Kosovar për Ndërmarrësi Sociale, organizoi tryezën me temën- Përmbledhje e rekomandimeve për projekt rregulloren mbi procedurat e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale të Ligjit nr. 6/L-022 për Ndërmarrjet Sociale, aktivitet i përkrahur nga programi Angazhimi për Barazi (E4E), financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Projekti ka kontribuar në përmirësimin e legjislacionit dytësor për sektorin e ndërmarrësisë sociale, specifikisht për projekt-rregulloren për Procedurat e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Sociale. Kjo u mundësua përmes bashkëpunimit me akter kryesorë nga sektori shtetëror si Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale-MPMS, Ministria e Administratës Publike- MAP, respektivisht, Departamentet si Dep. për Çështje Sociale dhe Familjare në MPMS dhe Departamenti i Regjistrimit të OJQ-ve, respektivisht divizioni i regjistrimit të OJQ-ve, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve-ARBK, organizatave të shoqërisë civile dhe forumeve dhe këshillave të të rinjve.

Tryeza, kontribuoi në prezantimin e rekomandimeve, duke kërkuar aprovimin e projekt-rregullores për Procedurat e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Sociale dhe hartimin e udhëzuesit për fillimin e regjistrimit të Ndërmarrjeve Sociale, si dhe rolin e divizionit të ri, si mekanizëm i përcaktuar me Ligjin nr. 6/L-022 për Ndërmarrjet Social për të lehtësuar procedurat, kushtet dhe kriteret e regjistrimit të etniteteve si Ndërmarrje Sociale.

Pjesëmarrësit në tryezë ishin njëzëri për avancimin dhe thellimin e dialogut me zyrtarë të departamenteve, divizioneve brenda MPMS dhe MAP-it mbi procesin e regjistrimit, dokumentet për regjistrim, kushtet dhe kriteret që një entitet të regjistrohet si Ndërmarrje Sociale.
( Për më shumë informata mbi tryezën, shërbehuni me linku…)

# # #
Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.
#USAIDKosovo #Engagement4Equity #ATRC

https://vimeo.com/389941457

Leave a Reply

Your email address will not be published.