Promovimi i Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë, përmes rrjetit Kosovar të Ndërmarrjeve Sociale.

Promovimi i Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë, përmes rrjetit Kosovar të Ndërmarrjeve Sociale.

Sot, në Prishtinë, është lansuar rrjeti Kosovar i Ndërmarrjeve Sociale. Prezantimi i këtij rrjeti u bë gjate konferencës “Rinia, Ndërmarrësia dhe Platforma e Bizneseve Sociale si një Mundësi e Sfidë për Zhvillim”, ku organizatat e shoqërisë civile me programet e tyre të ndërmarresisë sociale dhe organizata donatoresh u bënë bashkë, me qëllim promovimin e sektorit të ndërmarresisë sociale në Kosove.

Konferenca u mirëprit, duke u përshëndet nga Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Ministritë e linjës- Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale #MPMS, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë #MASHT, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarresisë #MIN, dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal #MAPL.

Të pranishmit, njëzëri nënvizuan se sektor i ndërmarrësisë sociale, si i tillë të fokusohet dhe të adresojë punësimin e të rinjve, me theks të veçantë gratë dhe vajzat, shërbimet ndaj të moshuarve, personat me aftësi të kufizuara dhe gupet e cenueshme.

Gjithashtu, u kërkua të hartohen procedurat e regjistrimit/licencimit për ndërmarrjet sociale, rregulloret dhe udhëzimet administrative për implementimin e ligjit dhe fuqizimin e ndërmarresisë sociale si sektor i ri në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.